Besnik Marku emërohet Drejtor i Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë në Klinë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj sot ka emëruar drejtor të Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë Besnik Markun, i cili është nga fshati Deiq.

“Besniku e ka udhëhequr këtë drejtori edhe në fund të mandatit tim të parë, kurse në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë të punojë me përkushtim e profesionalizëm për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Besniku ka përfunduar studimet themelore dhe master në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Sociologji dhe ka përvojë në projekte e hulumtime të ndryshme.
Besnik, urime!
Na priftë e mbara”, shkruan Elezaj në llogarinë FB.