Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë sot nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka njoftuar përmes facebookut, se Nazif Musliu, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

” Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm! “, ka shkruar ai./