Safet Gashi fillon dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës: UÇK-ja s’ka pasur të bëjë kurrë me civilë

Dëshmitari Safet Gashi, i cili po dëshmon në gjykimin ndaj Pjetër Shalës në Hagë, tha se nuk e di që UÇK-ja ka arrestuar apo ndaluar dikë.

Gashi tha se sa iu kujtohet, UÇK-ja nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë.

“Sa më kujtohet mua, kurrë nuk ka të bëjë me civilë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sa e di, kurrë me civilë nuk ka pas të bëjë”, tha Gashi.

Ish-pjesëtari i UÇK-së tha se ata janë marrë vetëm me ushtarë serbë me uniformë.

“S’kemi pas të bëjmë me civilë kurrgjë, pos me ushtarë serbë në uniformë. Civilë as serbë nuk kemi arrestu, le më civilë shqiptarë”, shtoi ai.

Pas kësaj, me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, seanca kaloi në sesion privat për publikun.