Detaje të reja nga therrja me thikë në Klinë, kjo është gjendja e të plagosurve

Një përleshje ka ndodhur sot në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, ku dy persona mbetën të plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Policia është njoftuar rreth orës 10:40 për një mosmarrëveshje mes tre personave. Përleshja vazhdoi jashtë dhe dy individë pësuan lëndime trupore, dyshohet nga përdorimi i një mjeti të ftohtë ose të hekurt. Ata po marrin trajtim në spital rajonal dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.”
Gashi ka njoftuar gjithashtu se një nga personat e përfshirë është në arrati, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke u kryer nga organet kompetente.