Renovimi dhe inventari i ri për shkollën fillore “Smajl Hajdaraj” në Pejë

Kryesia e Këshillit Turk, të cilët punojnë në kuadër të Forcave të Paqes së NATOS në Kosovë kanë ndihmuar në renovimin e shkollës fillore “Smajl Hajdaraj” në Pejë, po ashtu kanë dhuruar banka dhe karrige për nxënësit e kësaj shkolle.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryetari i KKTK Komandant Numan Bas.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj Kryesinë e Këshillit Turk, të cilët punojnë në kuadër të Forcave të Paqes së NATOS në Kosovë për ndihmën e dhënë në renovimin dhe dhurimin e inventarit të ri për shkollën fillore “Smajl Hajdaraj” në Pejë.

Në shenjë falënderimi nxënësit e shkollës fillore “Smajl Hajdaraj” shfaqën një program të pasur kulturoro – artistik.