Arta Pantina reagon për ndarjen nga jeta të babait të Sali Mustafës – Calit

Kandidatja për deputete nga PDK, Arta Pantina, ka reaguar publikisht pas lajmit për ndarjen nga jeta të babait të Sali Mustafa – Calit, duke e cilësuar situatën si një padrejtësi të rëndë dhe një dhimbje që prek gjithë shoqërinë.

Në një postim të saj, Pantina shkruan:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait të Sali Mustafës – Calit.
Një baba që u largua nga kjo botë pa e pasur pranë të birin, jo për mungesë dashurie, por për shkak të një padrejtësie të rëndë.

Sali Mustafa – Cali, sot i burgosur padrejtësisht në Hagë, nuk u lejua t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij. Kjo dhimbje është e madhe, por nuk e thyen shpirtin e një njeriu që nuk u nënshtrua as në luftë, as në burg.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa. Kujtimi i babait qoftë i përjetshëm, ndërsa e vërteta dhe drejtësia për Salin të triumfojnë.”

Reagimi i Pantinës vjen në një moment të ndjeshëm për familjen Mustafa dhe ka ngjallur reagime të shumta në opinion, duke rikthyer në vëmendje çështjen e trajtimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.