Angazhim me përgjegjësi, Rita Bibaj Pernokaj synon të jetë zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale

Rita Bibaj Pernokaj kandidatja për asambliste në Kuvendin Komunal të Klinës, në kuadër të listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), synon të sigurojë një ulëse pas zgjedhjeve të 12 terorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe ka theksuar se kandidatura e saj përfaqëson një angazhim për një garë dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.

Bibaj Pernokaj shprehet se synimi i saj është të kontribuojë në zhvillimin e komunës, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.

Njoftimi i saj:

Të dashur bashkëvendas,
Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe motivimin që po më jepni për të bërë këtë garë politike sa më dinjitoze dhe të rëndësishme për mua.

Është privilegj të jem pjesë e listës së Partisë Demokratikë të Kosovës dega në Klinë, pjesë e ekipit të një kryetari të dëshmuar për punë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të Komunës sonë.

Bashkë me kryetarin Sokol Bashota synojmë të realizojmë projekte të mëdha në interes dhe të mirën e vendit pa dallim vendbanimi, përkatësie etnike apo religjioni.

Prandaj, vazhdoj të kërkoj me përulësi nga ju që me 12 tetor të më mbështesni mua si kandidate për asamble dhe Kryetarin z. Sokol Bashota për kryetar të komunës së Klinës.

Mbështetja juaj, për mua motivim dhe obligim për arritje të synimeve të përbashkëta.
Vota e juaj, e ardhmja e juaj.
Voto 191
Voto 14