Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e para të ditës në fshatin Burojë të Komunës së Skënderajt, ku sipas informacioneve të para, një person ka ndërruar jetë në rrethana që po trajtohen si vetëvrasje.
Burime të besueshme për KLINA Info kanë bërë të ditur se viktima është një person me inicialet F.R dhe i njëjti kishte probleme mendore.
Identiteti i plotë i tij ende nuk është bërë i ditur për publikun, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe respektimit të privatësisë së familjarëve, shkruan KLINA Info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe hetuesit përkatës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes pritet të arrijë edhe prokurori i rastit për të udhëhequr procedurat hetimore.