ZYRTARE: Arb Manaj ndërron skuadër në minutat e fundit te afatit kalimtar

Sulmuesi nga Klina, Arb Manaj, ka ndërruar skuadër në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit,

Manaj është huazuar nga Keciorengucut te ekipi i kategorisë së dytë turke Balıkesirspor Kulübü.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 ka ndërruar ambient, pasi në skuadër e Keciorengucut kohëve të fundit nuk kishte minutazhën e duhur.

Lajmin për transferimin e Manajt e ka bërë të ditur vet klubi i Balıkesirspor Kulübü përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter.

“Ishte e vështirë, por mirëserdhe Arb Manaj”, ka shkruar klubi në faqen e tyre zyrtare.

Më poshtë keni postimin e klubit të ri të sulmuesit klinas.