Dr. Filloreta Berisha kërkon mobilizim dhe përkrahje nga aktivistë e strukturat e LDK-së

LDK po gjen pëkrahje në çdo pjesë të vendit.

Edhe kandidatja për deputete nga Klina, Dr.Filloreta Berisha, po pritet me frymë mjaftë pozitive nga qytetarët.

Ajo sot zhvilloi një takim me nëndegët e LDK-së në lagjen Dukagjini dhe në Zajm.

Berisha ishte e shoqëruar edhe nga nga anëtarë të kryesisë së degës së LDK-së në Klinë zhvilloi një takim produktiv me nëndegët e LDK-së në lagjen Dukagjini në Klinë dhe në Zajm.

Në këto dy takime u bë e ditur që këto nëndegë vazhdojnë ta përkrahin vizionin shtetndërtues të LDK-së.

Pas prezantimit të programit të LDK-së, kandidatja për deputete Dr. Filloreta Berisha kërkoi mobilizim dhe përkrahje të vazhdueshme nga të gjithë aktivistët dhe strukturat e LDK-së.
Shteti. Shtet.