OVL UÇK në Klinë aktivitete në nder të 5, 6 dhe 7 Mars

Me rastin e 5, 6 dhe 7 marsit që kulmon me Natën e Zjarreve në Prekazin legjendar, OVL UÇK dega në Klinë bashkë me Komunën e Klinës kanë bërë të ditur se do të mbajë aktivitete.

Për Klina.Info kjo degë ka thënë se nesër nga ora 12:00 do të bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Mujë Krasniqi në Klinë, dhe më pas do të vazhdojnë te Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.