Vdes veterani i arsimit nga Klina Prof. Frrok Gojani.

Lajmin e kanë dhënë familjarë të profesor Frrokut.

NJOFTIM MORTOR

FRROK GOJANI
(1934-2020)

Njoftojmë të afërmit, miqtë, dashamirët, të gjithë qytetarët të klinës dhe më gjerë, që sot, më 28 Nëntor 2020, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, më i dashuri ynë, veterani i arsimit shqip, Prof. Frrok Gojani.

E pamja do të mbahet, më 29.11.2020 (e diel), në lokalet e restorantit “Fenix”, prej orës 9:00-14:00.

Varrimi do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e vendlindjes në fshatin Dugajevë.

Të pikëlluarit:FAMILJA