Dukagjini fiton ndaj Prishtinës

Skuadra e Armend Dallkut ka triumfuar me rezultat 2-1 në një ndeshje shumë interesante.

Të gjithë golat e shënuar në këtë takim u panë në pjesën e parë, derisa Mentor Zhdrella realizoi i pari pas 10 minutave lojë për 1-0.

Epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati shumë, kur në minutën e 17-të, sulmuesi i kryeqytetasve Mendurim Hoti barazoi shifrat në 1-1.

Kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim mes pjesëve, Mentor Zhdrella u pengua në zonë nga Bujar pllana dhe gjyqtari Bejtullahu akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Altin Merlaku që realizoi për 2-1.

Në pjesën e dytë Prishtina u mundua të gjente golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Dukagjini tani zë vendin e tetë në tabelë me 24 pikë, vetëm dy më pak se Prishtina që ndodhet në vendin e gjashtë.

Ndeshjen e radhës Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ulpiana, derisa Prishtina luan në udhëtim te Feronikeli.