Gazetari gjerman: Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, është marrë sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Martens e ka goditur kreun e Qeverisë shqiptare duke e quajtur si kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia.

Martens s’ka shkruar gjatë kur e ka bërë një konstatim të tillë për Ramën, për të treguar mbase edhe indicien që e ka shtyrë në një konstatim të tillë.

“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq”, ka shkruar Martens.