Në Zllakuqan u mbajt Manifestimi i 14-të Tradicional “Kushtrimi i Gjeçovit”

Autor: Profesor Pal Canaj

Sot më 30 shtator 2023 në Zllakuqan të Klinës u mbajt:
MANIFESTIMI I 14 TRADICIONAL “KUSHTRIMI I GJEÇOVIT” .
Në kuadër të këtij manifestimi u përkujtua Prelati Nikë Prela në 105-vjetorin e lindjes se tij.
Kumtesa ime e lexuar në këtë manifestim.

Kushtrimi i Gjeçovit dhe zëri i Nikë Prelës nëpër kohë
(Nga regjistrimet në fletët e kohës.)

Atë Shtjefën Gjeçovi dhe ipeshkvi Nikë Prela janë dy figura që kanë jetuar në periudha të ndryshme kohore, por që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit tonë, të cilët me devotshmërinë, me veprat dhe idetë e tyre e kanë fisnikëruar vijimësinë qendresëtare të substancës kombëtare. Prandaj, shënimi i 105- vjetorit të lindjes së Imzot Nikë Prelës, është rast i mire që të përkujtojmë jetën dhe veprat e njerëzve të mëdhenj, siç ishte ipeshkvi Prela.
126 – vjetori i shkollës shqipe në Zllakuqan është një ngjarje historike e rëndësisë kombëtare. Kjo ngjarje sjellë në kujtesën tonë 25 korrikut të vitit 1897 dhe Kushtrimin e Gjeçovit për hapjen e shkollës shqipe si dhe jehonën e zërit të Imzot Nikë Prelës, 95 – vjet më vonë në përkujtim të kësaj ngjarje, më 25 korrik të vitit 1992, po në Zllakuqan.
Në vitin 1992, Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë në bashkëveprim me famullitarin e atëhershëm të kishës së Zllakuqanti, Don Lush Sopin, organizuan shënimin e 95- vjetorit e shkollës shqipe, të hapur në Zllakuqan në vitin 1897 nga Atë Shtefën Gjeçovi . Në shënimin e kësaj ngjarje merrnin pjesë Ipeshkvi i Kosovës Nikë Prela dhe personalitete tjera të rëndësishme të jetës shkencore dhe intelektuale të asaj kohe.

Bekimi dhe atdhetarizmi !

Gjatë predikimit në meshën e 25 korrikut të vitit 1992, Imzot Nikë Prela ndër tjera tha : « Zoti i bekoftë ata që në këto rrethana të vështira e kujtojnë Gjeçovin dhe shkollën e çelur prej tij në Zllakuqan ». Ky urim ishte në mesazh i nivelit gjećoviane kur dihej shkolla shqipe në Kosovë gjatë asaj kohe po mbijetonte në kushte të rënda përmes organizimit të procesit mësimor Shtëpi-shkollë.
Në vazhdim të predikimit ipeshkvi Prela shprehu frymën e tij atdhetare duke thëne: « Unë në dhomën time e mbaj portretin e Gjeçovit dhe kur zgjohem në mëngjes e vështoj portret i tij dhe i drejtohem më fjalë: « O Gjeçovi i Madh, ti që kë bërë shumë për kombin tonë, çka mund të bëj unë diçka të dobishme për kombin tim.

Gugximi dhe motivimi .

Pas përfundimit të meshës së asaj dite korriku, ku merrnin pjesë shumë njerëz të besimit katolik dhe besimit mysliman, pran rrethojës së oborrit të kishës u pozicionuan tri autoblinda të milicisë serbe. Oborri i kishës ishte plotë me njerëz, të cilët po i zinin vendet aty ku do të mbahej tubimi, ndërsa Imzot Prela ,mësuesi But Skeli dhe unë po i zinim vendet në (podium) kryesinë e punës. Pasi që milicia po e përcillte gjendjen, dhe unë që do ta udhëheqja tubimin, iu drejtova imzot Perlës që isha ne krahun e djathtë tij: « Zotni, unë në kuadrin e fjalës time kam paraparë për ta përmend Republikën e Kosovës dhe milicia serbe janë pozicionuar pranë rrethojave të oborrit të kishës, situata është e rëndë ». Ai me shikoji me sy depërtues dhe plot kureshtje, pa iu vërejtur asnjë shenjë lëvizje në fytyrën e tij. Posa i kreva fjalët Imzot Prela m’u drejtua, “ I pashë milicinë, Republikën e Kosovë përmende, përmende, Republikën jo vetëm që duhet me e përmend por duhet me punue shumë dhe me sakrifikue për realizimin e saj. Nëse ata (milicia) hyjnë në oborr unë do të dal përballë tyre, u shpreh krejt i qetë Imzot Nika.

Fjalët gati profetike.

Në drekën bujare të shtruar nga famullia e Zllakuçanit, u kërkua nga Nikë Prela qe ta merrte fjalën. Edhepse u shpreh se nuk e kishte në protokoll që të fliste edhe në një ambient të tille të drekimit, insistimi ishte që ai gjithsesi të fliste.
Fjalët e tij spontane me ketë rast ishin për mbamendje dhe përcjellshin më shumë vëmendje nga te pranishmit, të cilët ishin të shumët. Ligjërimet e atij momenti që mbeten në mbamendje janë fjalët e tij përkitazi me popullin tone dhe bijën e këtij populli Nene Terezë. Duke i shqyrtuar rrethanat e kohës dhe perspektiven në të ardhmen, vizioni i tij ishte pothuajse profetike. Nga ai fjalim i tij ruhen këto fjalë:Për shqiptarët e Kosovës fundshekulli XX do të jetë plot vuajtje dhe sakrifica, ndërsa shekulli XXI për popullin tonë do të jetë shekulli i Nenës Terezë, i dashurisë dhe humanizmit . Këto thënie vizionare të ipeshkvit Nikë Prela rrjedhat e mëvonshme të jetës i përmbushen me realitet sepse sakrificat e mëdha të popullit tonë u konkretizuan me liri dhe shtetësi të Kosovës, ndërsa Nëna Terezë mori bekimin e shenjtërisë.

Ju faleminderit!
PAL CANAJ
Zllakuqan, 30 shtator 2023