Pamje nga festa tek Jasharët, këngë e valle shqipe

Festë pati sot në familjen Jashari, një nga familjet që dha më së shumti për lirinë e Kosovës.

Vajza e heroit Hamëz Jashari, Besarta ka publikuar një video ku shihet me shumë familjarë të saj, duke kënduar këngën e Shkurt Fejzës, ‘Mora Fjalë’.

Gëzimi që bëri bashkë të rinjtë e familjes Jashari, është ditëlindja e 50-të e Ilirianës, transmeton Indeksonline.

Besarta madje tha se kjo është diçka e zakonshme tek Jasharët, këngë e valle shqipe.

Postimi i plotë:

Ditë e veçantë në familjen tonë në Prekaz

Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty❤️

Diçka e zakonshme tek ne Jasharët – këngë e valle shqipe