Paraqitje dinjitoze e Kosovës kundër Greqisë, arrin barazim

Kosova ka bërë paraqitje mjaft të mirë në përballjen kundër Greqisë, në ndeshjen e sotme.

Madje kombëtarja kosovare pati disa raste edhe për të shënuar, mirëpo ishin të pafat duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 0-0,

Kurse, Aro Muric arriti që mjaft mirë ta shpëtojë Kosovën pa pranuar gol në këtë ndeshje, ku edhe arriti që ta ndalë gjuajtjen e kundërshtarit nga penalltia.

Kështu, Kosova me paraqitje dinjitoze e me disa raste për të shënuar, e përfundoi sfidën kundër Greqisë me barazim.