Variantet e reja të virusit/ Gjermania po shqyrton zgjatje të masave mbrojtëse

Udhëheqësit e 16 rajoneve gjermane së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel  pritet që të martën të flasin rreth zgjatjes së masave kufizuese dhe t`i ashpërsojnë ato për shkak të frikës rreth varianteve të reja të koronavirusit, të cilat besohet se janë më ngjitëse, 

Në nëntor, Gjermania i mbylli restorantet, qendrat sportive dhe qendrat e zbavitjes, ndërsa afati i masave kufizuese u shtye në mesin e dhjetorit, shkruan The Guardian.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se masat e marra kanë ndikuar në rrafshimin e trajektores së infeksioneve, duke shtuar se edhe numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv ka rënë pak.

“Ky trend është pozitiv dhe sukses i kufizimeve të javëve të fundit, por kjo na sjell në pikën ku ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë para se të mund të themi se infeksionet janë nën kontroll”, tha ai.

Variantet e virusit që janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën Jugore gjithashtu paraqesin rrezik të madh për ta penguar rritjen e numrit të infeksioneve, shtoi zëdhënësi i Merkelit.