Personi që ka kryer vetëvrasje, dyshohet të jetë 37 vjeçari që ishte zhdukur

Një person ka kryer vetëvrasje në afërsi të stadiumit të qytetit të Klinës.
Klina.info nga burimet e veta mëson se dyshohet se personi që ka kryer vetëvrasje është një person i moshës 37 vjeçare, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Trupi i pajetë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po dërgohet për obduksion.

Policia po merret me rastin, teksa familjarët ishin në kërkim të tij.
Klina.info do t’ju mbajë të informuar.