Zyra e Gjendjes Civile në Klinë, në shërbim të bashkatdhetarëve edhe gjatë pauzës së drekës, njoftin kryetari Elezaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar për një vendim të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur numri i tyre në vendlindje rritet ndjeshëm.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Elezaj ka bërë të ditur se:

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore për ju, ju njoftojmë se nga kjo javë, Zyra e Gjendjes Civile do të punojë pa ndërprerje edhe gjatë pauzës së drekës, nga ora 12:00 deri në 13:00.”

Ai theksoi se ky vendim është marrë për të respektuar kohën e qytetarëve dhe për të shprehur mirënjohjen e institucionit ndaj bashkatdhetarëve për kontributin e madh që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Klinën.

“Faleminderit për besimin dhe dashurinë që gjithmonë e dëshmoni për vendlindjen!” – përfundon mesazhin e tij kryetari Elezaj.

Ky hap vlerësohet si një lehtësim konkret për të gjithë ata që gjatë ditës përballen me angazhime të shumta dhe kanë nevojë për shërbime administrative pa humbur kohë.