Biznesmeni Latifi ishte i prekur me Covid-19

Ka vdekur biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu,  i njohur si pronar i SHELL KOSOVA, që ka rreth 60 pika të derivateve në vend.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook ish-kryetar i Agjencionit Kosovar të Bizneseve, Agim Shahini.

I ndjeri ishte i prekur nga Covid 19.

Me këtë rast, Fadil Berjani – Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka ngushëlluar familje Kryeziu për humbjen e tyre.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë  afaristit të shquar

Latif Kryeziu.

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës në emër të të gjithë anëtarëve të saj shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një koleg shembullorë, familjar i përkushtuar, e biznismen human e shembullore .

Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejnë forcën për të përballuar dhembjen..

Përherë do të jetë në kujtimet tona!’, tha ai./