Sot në orët e pasdites, një zjarr i madh ka përfshirë disa ara në fshatin Gllarevë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.
Falë reagimit të shpejtë të kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit Gllarevë, Emin Balaj dhe banorëve, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shmangur përhapja në zona të tjera.
“Apeloj tek fshatrat Gllareve Rigjevë Zabergje Caravikë qe te kenë kujdes nga zjarret pasi jemi ne kohen e korrjeshirjeve qe te ruhen grunajat dhe te mos shkoj mundii bujqeve.”, ka shkruar Balaj në FB.
Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërkohë që apelohet për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë banorët për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.