Arrestohet një person në Istog i dyshuar pёr dhunё nё familje, i gjendet armë në shtëpi

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person në Istog pasi dyshohet për dhunë në familje, ndërkaq gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:00.

Njësitet relevante menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit, ku gjatё intervistimit tё viktimёs e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё, dy karikatorë tё armёs, 412 fishekё, njё pushkё gjuetie dy tytёshe, 32 fishekё tё pushkёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.