Zhduket një e mitur në Klinë

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i ka humbur vajza e tij e mitur në Klinë,

Burimet e gazetes njoftojnë se babai ka deklaruar se e bija e tij është zhdukur që nga 4 shkurti.

Ai ka deklaruar para hetuesve policorë se e mitura është larguar nga shtëpia në fshatin Klinafc të Klinës dhe nuk është kthyer më.

Gazeta mëson se babai dhe e bija i përkasin komunitetit egjiptian