Policia për tre muaj konfiskoi 278 armë pa leje

Ekspertët e sigurisë thonë se në duar e qytetarëve janë 260 mijë armë pa leje.

Reagime të tilla Policisë së Kosovës i është dashur të bëj shpesh në muajt e fundit.

Kjo pasi që në vend janë shtuar gjuajtjet me armë zjarri që shpesh kanë shkaktuar vrasje e plagosje.

Megjithatë problematik po del të jetë se si qytetarët po sigurojnë këto armë.

Kjo pasi që shumica e tyre po dalin të jenë pa leje.

Në një përgjigje për T7 nga Policia e Kosovës kanë thënë se në 3 mujorin e fundit janë konfiskuar 278 armë.

Megjithatë njohësit e sigurisë thonë se numri i armëve pa leje në duart e qytetarëve është shumë më i madh.

Drizan Shala thotë se qytetarët posedojnë afërsisht 260 mijë armë pa leje.

Shala thotë se qytetarët kanë frike t’i regjistrojnë armët për shkak të sigurimit të tyre në rrugë ilegale.

Ndërkaq psikologu Yll Avdijaj flet mbi arsyet se pse qytetarët në vendin tonë kanë tendenca për të mbajtur armë.

Vetëm në dy ditët e fundit në rrugën B në Prishtine kanë ndodhur dy raste të gjuajtjes së armës më armë zjarri.