Rugova: Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar përsëri për zgjedhjet e brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të mbahen me 14 mars.

Rugova përmes një postimi ka thënë se garda e vjetër e LDK-së po tenton të sjell një kryetar formal që mund ta kontrolloj,

Postimi i plotë:

Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri.

Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri. Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre.

Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?