Zenun Elezaj realizon edhe një premtim, vendosen kamerat në të gjitha shkollat e komunës së Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vazhdon t’i mbajë premtimet e bëra.
Ai përmes një njoftimi në FB ka bërë të ditur se tashmë në të gjitha shkollat në këtë komunë është bërë vendosja e kamerave.
Ky është njoftimi i plotë:
Bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kemi vizituar shkollën e mesme të ulët “Esad Mekuli” në Caravik, ku kemi parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe nevojat për investime të reja.
Në këtë shkollë, dhe në të gjitha shkollat tjera në komunën e Klinës, tashmë është bërë edhe vendosja e kamerave, investim i komunës së Klinës në vlerë afër 19 mijë euro.
Një projekt i tillë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e menaxhmentit të shkollave dhe një premtim i imi gjatë fushatës zgjedhore, që tashmë është realizuar.
Projekti i ardhshëm për shkollën e fshatit në Caravik do të jetë fusha e sportit, që do të realizohet në të ardhmen e afërt.
#Premtimimbajtur