Gjendet i vdekur roja i një objekti në Pejë, Policia nis hetimet

Një punëtor sigurimi është gjetur i vdekur në një objekt në ndërtim e sipër në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Për rastin kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Pasjan, Partesh 20.05.2022 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport