Konfirmohet: Joe Biden presidenti i ri i SHBA-së

Kongresi sapo ka pohuar fitoren e Kolegjit Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur, Joe Biden ndaj Presidentit Trump, raporton CNN,

Numërimi i tri votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris mbi pragun e 270 votave të nevojshme për të fituar presidencën.

Atij i janë certifikuar 306 vota elektorale, ndërsa 232 Donald Trumpit.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgias dhe Pennsylvanias për Biden.

Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadas dhe Michiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Certifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan Capitolin e SHBA-së të mërkurën.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit shkelën Capitolin.

Joe Bideni është presidenti i 46-të i SHBA-së dhe inagurimi i tij do të jetë më 20 janar.