‘Zbutet’ moti, temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i butë, por priten edhe reshje shiu.

Sipas ‘Mendimi për Motin’, pas disa intervaleve me diell, vranësirat mbeten dominante mbi vend.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

Nga mesdita të reshura të shiut pritet të përfshijnë vendin, që aty-këtu edhe mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë. 

Pritet të fryjë mesatare e mesatarisht e fuqishme nga jugu e jugperëndimi, 5-14m/s, me hove deri në 18m/s, në pjesë qendrore të vendit.