Klina.info raportoi, Policia e gjeti hajnin e biçikletës në Budisalc

Para disa ditësh Klina.info ka raportuar rreth një vjedhjeje, ku një personi i ishte vjedhur biçikleta.

I njejti kishte kërkuar ndihmë nga Klina.info duke dërguar fotografinë e biçikletës dhe lutjen e tij që të lajmërohet nëse dikush e sheh ose e shet.

Policia dhe njësitet hetimore, me të raportuar portali ynë, janë marrë me rastin duke identifikuar edhe personin e dyshuar për vjedhje. Ndërsa biçikleta i është dorëzuar pronarit.
Pronari i biçikletës ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe portalin Klina.info për bashkëpunim.