Zbulohen eshtrat e dy shqiptarëve të vrarë gjatë luftës (VIDEO)

Mbetjet mortore të dy personave janë gjetur sot në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Të dy u gjetën në një lokacion, derisa pak metra më tutje nuk u gjet edhe viktima e tretë për të cilën u gërmua për disa orë.

Gërmimet në tre muajt e fundit në veri të Mitrovicës rezultuan me gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë trupave, derisa këtu dyshohet se janë edhe dhjetëra trupa të varrosur në kohën e luftës në këto varreza.