Fushë Kosova ndihmon Klinën me 10 000 euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryetari Zenun Elezaj përmes një postimi në rrjetin social FB , ka bërë të ditur se komuna e Fushë Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për komunën e Klinës, si ndihmë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Elezaj me këtë rast ka falënderuar kryetarin Burim Berisha, dhe anëtarët e kuvendit të komunës së Fushë – Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
Pas shumë bizneseve, shoqatave bamirëse, njerëzve vullnetmirë të cilët po ndihmojnë komunën e Klinës dhe qytetarët e dëmtuar pas vërshimeve të fundit, edhe komuna e Fushë Kosovës ka ndarë 10 000 euro të cilat do të dedikohen për riparimin e dëmeve të shkaktuar.
Falënderoj përzemërsisht kryetarin Burim Berisha dhe anëtarët e kuvendit të komunës së Fushë Kosovës për këtë ndihmë të madhe për ne.
Meqenëse dëmet e shkaktuara në Klinë janë milionëshe, ndërsa buxheti komunal është i kufizuar, çdo ndihmë është shumë e rëndësishme për ne dhe do të ndikonte në rritjen e mundësive tona për riparimin e dëmeve në një kohë sa më të shkurtër dhe kompensimin e familjeve të dëmtuara.
Faleminderit Fushë Kosovë!