Vodhi kuletën me mbi 1 mijë euro që e gjeti në parkingun e një lokali, arrestohet i dyshuari në Klinë

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur e për të qëndruar edhe në hapësirat publike po bie. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve ndodhin nëpër rrugë, pompa e biznese të tjera,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se një rast i tillë ka ndodhur javën e parë të këtij muaji në një lokal në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, ku është raportuar një rast i vjedhjes së një kulete.

Sipas informacioneve të para, vjedhja është kryer më 7 janar, ku një person dyshohet se ka vjedhur një kuletë me rreth 1 mijë e 200 euro që e gjeti në një parking.

Pronari e raportoi rastin menjëherë në Polici dhe pas nisjes së hetimeve, hetuesit policorë kanë identifikuar të dyshuarin, i cili është kapur gjatë ditës së djeshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përmes veturës së të dyshuarit, është zbuluar i njëjti, më ç’rast të premten është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i janë gjetur dokumentet dhe paratë që i gjeti në kuletën ë vjedhur, që janë sekuestruar.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.