Kurti: E kujtojmë ish-presidentin Rugova për qëndrimin intelektual dhe sjelljen paqësore

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sapo kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti tha se bashkë me Osmanin vendosën lule të freskëta tek varri i ish-presidentit Rugova, për të cilin tha se kujtohet për shumë gjëra.

“21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e kujtojmë ish-presidentin Ibrahim Rugova, kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovë”, tha Kurti.