OVL UCK NE KLINE MBAJT PROTEST KLINË: “NË MBROJTJE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”,

Oraganizata e Veteranëve të Luftës dhe Shoqata e të burgosururve në Kosovë sot ka mbajtur protestë “NË MBROJTJE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”,
Edhe dega e OVL UÇK në Klinë ka mbajtur sot një protestë të tillë. Protesta ka filluar nga selia e OVL UÇK-së në Klinë dhe ka arritur te sheshi “Mujë Krasniqi” në qendër të Klinës, ku u mbajtën edhe fjalime. Hapjen e kësaj proteste bëri veterani i UÇK-së, Valdet Berisha, ku dhe mbajti një fjalim dhe e udhëheqi këtë program. Fjalën e mori edhe përfaqësuesi i të burgosurve politikë në Klinë, Sheremet Pantina. Në fund me një fjalim përshendetës, iu drejtua kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj. Protesta përfundoi pa asnjë incident.