Vjedhje e rëndë në xhaminë në Vitomiricë të Pejës, dikush merr paratë e ndihmave dhe ikë

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpesh herë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në xhaminë në Vitomiricë të Pejës.

Një person, akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur një shumë të parave nga kasaforta, që gjendej brenda hapësirave të xhamisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen, ndërkohë që janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.