VIDEO/ Supergol i Barella, Interi në gjysmëfinale kundër Napolit

Interi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Fiorentinën në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit vuajtën përballë ekipit vjollcë, por në fund ia dolën falë një supergoli të mesfushorit Nicolo Barella.

Ishte Candreva ai që shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 44-ët, ndërsa në pjesën e dytë, Martin Caceres barazoi shifrat, me një goditje me kokë.

Ky gol megjithatë, nuk i shokoi zikaltërit, të cilët arritën të realizonin sërish. Maksimovic nuk largon dot siç duhet një top me kokë dhe në hyrje të zonës, Barella gjuan fluturimthi, duke shtangur portierin mik.

Interi arrin të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të ketë përballë Napolin. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër, është mes Juventusit dhe Milanit./abcnews.al