Ministria e Shëndetësisë: Omicron është bërë variant dominues në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve mbi 12-vjeç që të vaksinohen.

Sipas MSh-së, varianti Omicron është bërë variant dominues në qarkullim, prandaj sipas tyre vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në postimin e MSh-së.

Tutje është njoftuar se me dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së sotme 2 mijë e 50 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë 556 persona të infektuar i takojnë moshës 10 deri në 19-vjeç dhe 100 të tjerë të moshës nën 10-vjeç.

SHARE