Ish komandanti i UÇK-së uron Ahmetin për emërtimin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni

Ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka uruar Ali Ahmetin në rastin e emërtimit të kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Selimi, është shprehur se ëshë një moment historik që shënon një periudhë të re për gjithë shqiptarët por edhe për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa kryeministrit Talat Xhaferi i ka uruar suksese dhe vizion të madhë për ti shërbyer popullit me guxim dhe ndershmëri

Postimi i plotë:

Sot shënojmë një moment të pazëvendësueshëm në historinë tonë më të re dhe me këtë rast me kënaqësi dhe gëzim të madh dëshiroj të uroj rilindasin e fundit të popullit shqiptar, bashkëmendimtarin tim Ali Ahmeti me rastin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar!

Ky është një moment historik që shënon një periudhë të re për gjithë shqiptarët por edhe për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrit Talat Xhaferi i dëshiroj sukses dhe vizion të madh për të shërbyer popullin me guxim dhe ndershmëri. Le të jetë kjo një periudhë e frytshme për të gjithë qytetarët!

Gëzuar!