Kjo është shuma që pagoi Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.

Sipas burimeve të Gazetës Express, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes./Express/