Operacion i madh i Policisë në Gjakovë dhe Klinë, arrestohen disa persona të kërkuar

Policia e Kosovës mbrëmë ka realizuar një operacion të madh në disa nga komunat e Dukagjinit.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se aksioni i Policisë është realizuar mbrëmë në komunën e Gjakovës dhe Klinës.

Sipas këtyre burimeve, gjatë këtij aksioni janë arrestuar disa persona të kërkuar.

Poashtu është konfiskuar drogë dhe armë gjatë bastisjeve.