I pandalshëm, Zenun Elezaj edhe vikendeve me punëtorët që kujdesen për mirëmbajtjen e qytetit

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në qytetin e Klinës, po vazhdon edhe gjatë vikendit.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka postuar disa fotografi në FB derisa ka thënë se çdo ditë punohet për një ambient sa më të pastër dhe të sigurt.

Ky ēshtë postimi i Elezajt:

Edhe pse ditë vikendi, punëtorët e zellshëm të kontraktuar nga komuna qysh në orët e para të mëngjesit kanë filluar punën për pastrimin e hapësirave publike në qytet, me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe krijimit të një ambienti sa më të pastër.

Një falënderim të madh për ta, për punën e tyre të palodhshme në çdo kohë dhe kujdesin ndaj hapësirave publike, që qytetit të Klinës i japin një pamje edhe me të bukur.