Vendos qeveria: Edhe mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot në mbledhje projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, pasi ky ligj të hyjë në fuqi, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë dhe profesorët e universiteteve dhe mjekët e licensuar.

Po ashtu, do të mundësohet edhe deklarimin online i pasurisë.

“Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online.  Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Është bërë kategorizim i ri i zyrtarëve për deklarim të pasurisë. Në kategorinë e zyrtarëve publik janë shtuar mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike’, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu