Pse heshtim kur para syve tanë ngriten “muret e Berlinit”.

Para disa ditësh ( të premten e dt.06.12 2019 ) hapen një themel pasdite në oborrin e SHFMU “ Ismet Rraci “ në Klinë. Të gjithë mendonim se po fillon rregullimi i oborrit shkollor. Dikush mendonte se kanë filluar të ndertonin fushat sportive, dikush thoshte jo parkun shkollor botanik, tjetri thoshte se po punohet këndi i lojërave për parashkollorë e tjetri jo, jo po ndërtohet klasë mësimore në natyrë!
Të gjitha këto ide kreative ishin të mirëpritura sidomos për 1.550 nxënësit e kësaj shkolle. Por kjo e mirëpritur nuk zgjati shumë dhe filloi heshtja në ndryshimin e mendimeve të mëparëshme.
Jo,jo. O ju mësimdhënës juve nuk ju kanë informuar me kohë se bisedat e mshefëta kishin filluar më herët që të ndërtohët një mur tjetër . Jo “muri i Berlinit” por një parking për prinderit e nxënësve !?
Tjetri thotë se ka ndryshuar ideja : E dini ju more se tani në Kosovë dhe mbarë vendet e Evropës perëndimore janë të detyruara të ndertojnë parkingje për prinderit e nxënësve ? Por, i tërë ky problem në lidhje me themelet e hapura në oborrin e shkollës u vertetua dhe se të paknaqur me këte ishin mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës . Me perjashtim që disa mësimdhënës dhe udhëheqësia e shollës ishin në dijeni për “ marifetin politik” të cilët e mbanin të rezervuar nga kolegët e tyre .Ne nuk dinim asgjë për themelet e hapura dhe hyrjen në brendësi të oborrit shkollës për 5m. nga rrethoja dhe në një gjatësi prej mbi 95 m. E gjithë kjo kurdisje në heshtje nuk dihej deri në ditën e merkure të dt.11.12.2019 që na njoftoi drejtori i shkollës pas përfundimit të orës së dytë. Gjatë pushimit të gjatë me mjaftë agresivitet me disa letra të pazareve që ishin zhvilluar pa dijën tonë. Ne mësimdhënësit e SHFMU “ Ismet Rraci “ u befasuam për një kurdisje të tillë që do të ngushtohet hapësira e shkollës !
Unë R.M. ju drejtova drejtorit për një intervistë që të njoftojmë TV 21 për këte dukuri uzorpuese,ju drejtova drejtorit të më bashkohet ai pa prit më tha ; jo unë sdua te merrem me intervistat e juajaj dhe duhet të jeni këtu në ora 9 e 40 minuta sepse drejtori aludonta se po humbi orën mësimore! Atëhere ju drejtova- duhet ta njoftoi sa më shpejtë opinioni për këte kurdisje për humbje të sipërfaqës së oborrit shkollor dhe sepse une nuk kam më orë mësimore dhe duhët të njoftoi të tërë opinionin për këte padrejësi që po bëhët ndaj institucionit dhe SHFMU-së “ Ismet Rraci “ në Klinë.
Interevistën e fillova fiks në ora 9 e 45 minuta pak me vonesë në TV 21 në LIVE Prite të gjelbrën. Unë tregova tërë ngjarjen se çka kishin bërë komunaret me nderhyrje të paligjshme në oborrin shkollor dhe sqarova pretendimet e tyre që kjo nderhyrje do të na shkaktonte probleme në rregullimin e planeve në oborrin shkollor do të na pamundsonte për planet që i kishim të detalizuara për realizimin e ; fushave sporive,parkun shkollor botanik,këndin e lojërave për fëmijët parashkollor,klasën mësimore të hapur në natyrë etj.Pasi që unë përfundova intervistën , TV 21 kishte planifikuar edhe një intervistë me drejtorin e Sherbimeve Publikeve të Klinës z. Iber Elezaj i cili nuk pajtohehet duke më injoruar se arsimtari Rexhë Morina ka dhënë intervistë vetëm “Sa per me u duk para mediave elektronike” ,çudi se si shprehet ky person kur shifet që nuk kupton apo nuk di ti menaxhoj përgjegjësit institucionale për hallet e qytetetarëve dhe jo të përfitoi hapësirat institucionale për inetresa partiake . Kur dihet se janë zërë hapsëra publike duke i keqmenaxhuar nga pronarët e dyqanev e si trotuara,parcela publike të ndertuara me objekte private, pastaj të merren masa nga degradim të lumenjve ,objekteve të trashëgimisë kulturore etj.
Ky person duhët të merret me këto gjëra ejo të lejohen uzorpimet e cekura .
Kur dihet se këto ide të drejtorit I.E. dhe disa të tjerëve ishin premtime partiake për fushatë elektorale që ju ishin premtuar vetëm për përfituar votat tani të keq menaxhuara !
Sidoqoftë në mbrëmje ishte kerkuar një mbledhje urgjente me përfaqësues të komuniteteve të prinderve të nxënësve ,kryetarit të komunës dhe përfaqësuesëve të drejtorive komunale në objektin e SHFMU –s ” Ismet Rraci “ dhe gjatë debateve ishte marr vendim të kundershtohet ngushtimi i oborrit të shkollës . Këte informacion e publokoi edhe info Klina .
Njëherit një faleminderim i veçantë për kryetarin e komunës, z.Dr.Zenun Elezaj që ka menduar pozitivisht për këte nderhyrje jo të mirë për ekzekutoret të cilët nuk kanë kuptuar termin institucional.

Mësimdhënësi ; prof.R.MORINA
Njëherit ; Drejtor i OJQ -së “ EQM “ ose “ Edukim i Qendrueshëm për Mjedisin”.