Dukagjini fiton bindshëm ndaj Feronikelit

Kanë përfunduar dy nga tri përballjet përmbyllëse të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka shënuar fitore kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Hithat” triumfuan 0:3 ndaj “Industrialistëve” me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë të lojës. Carioca, Dallku e Januzi ishin realizatorët e fitores për mysafirët.