Sonte Kosova përball Greqisë

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë në Nations League.

Në “Fadil Vokrri”, përball do ta ketë Greqinë.

Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Qipros.

Tashmë, raportohet se të gjitha biletat për të parë ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” janë shitur.

“Dardanët” i kanë luajtur katër ndeshje zyrtare me helenët, nga të cilat tri prej tyre kanë përfunduar me barazim, ndërkaq njërën Kosova e ka humbur.