Pamje nga momenti kur ngasësi në Pejë përplas rëndë me veturë dy të mitur (VIDEO)

Kujdes, pamje të rënda!

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur.

Klan Kosova ka mësuar se njëri nga të miturit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkaq, Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit, pamje këto që mund të shihni në videon e mëposhtme: