Mehaj me ide të re: Kosova duhet të ketë rezervë ushtarake vullnetare prej 20 mijë personave

Nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj lidhur me shërbimin e obligushëm ushtarak.

“Shërbimi i obligushëm ushtarak ka qenë premtim elektoral qysh në qeverinë Kurti I, a ka pas lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti ai.

Në komision, Mehaj iu përgjigj duke thënë se është duke punuar për formimin e një ligji të ri për Rezervë ushtarake vullnetare.

“Së pari të ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhen çdo veprim me strategjinë.Përmes nevojë se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetrore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezërve vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë sërvitjet e veçanta brenda vitit. Unë kam shikuar mundësinë se si është mundësia e landës së Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes në shkolla që të ketë një edukim prej një moshe, qysh e jep njeriu ndihmën e parë, qysh duhet të reagohet në tërmet, etj etj. Të gjitha janë në harmonizim me strategjinë e Sigurisë”, tha ai.