Armend Zemaj takohet me Besim Hotin në Klinë, flasin për zgjedhjet lokale

Sot në Degën e LDK-së në Klinë ishte për vizitë ish-ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj.

Ai u takua me kandidatin tonë për kryetar të Klinës z. Besim Hotin dhe strukturat e partisë këtu në Klinë.

“U diskutuan shumë çështje dhe probleme me të cilat përballen qytetarët tanë, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe ofroi mbështetjen e tij të plotë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve të saj, siç ka qenë gjithmonë.

E falënderojmë për vizitën”, shkruan dega e LDK në Klinë.